Cilat janë hapat që duhet të ndiqni pas mbërritjes në Gjermani?

Për cdo person që po i drejtohet Gjermanisë për studime apo punësim lind gjithmonë pyetja: Po tani? Eshtë një sfidë më vete mbërritja në një vend të huaj dhe ballafaqimi me njerez që nuk flasin gjuhën tënde. Akoma dhe më shumë theksohet kjo e fundit, kur ti i je drejtuar atij vendi për të jetuar minimalisht 1 vit. Cdo student apo person që do të punojë në Gjermani përballet me këtë sfidë psikologjike e jo vetëm. Prandaj, gjërat janë më te mira kur bëhen me plan të organizuar, apo sic themi ndryshe: laps e letër!

Gjermania është ëndrra e shumë qytetarëve, të cilët kapin cdo mundësi që u jepet për ta përjetuar qoftë edhe për një vit të vetëm. Të shumtë janë studentët të cilët i janë drejtuar shkollave Perëndimore dhe kanë gjetur veten tek mundësitë që Gjermania ofron. Po ashtu, edhe personat që kanë nevojë për një vend pune për zanate të ndryshme e që paguajnë mjaft mirë janë drejtuar për tek ■■ shtet.

Cfarë duhet të ketë parasysh një person pasi mbërrin në tokën gjermane?

  • Sipas studying-in-germany.com, dhe duke marrë parasysh se akomodimi është paracaktuar që nga vendi i origjinës, një person duhet të deklarojë adresën e saktë të banimit nga momenti që ai akomodohet në apartamentin e tij. Kjo gjë bëhet tek autoritetet lokale, të cilat janë të specializuara në këtë pjesë. Për kryerjen e kësaj procedure duhet të jesh i pajisur me dokumenta si: Kartë ID, Vizë, Kontratë e noterizuar qera-marrje, etj.

  • Hapja e një llogarie bankare. Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë në pamje të parë, por duhet marrë parasysh fakti se llojet e llogarive janë të shumta dhe duhet të zgjedhësh saktë.

  • Pajisja me siguracion shëndeti. Qëndrimi në Gjermani të detyron të jesh i siguruar në anën shëndetsore dhe të jesh mjaft specifik në zgjedhjen e saj si psh: e përkohëshme, për punësim apo studim, etj.

  • Kurs në gjuhën gjermane. Shumica e shkollave dhe ambjenteve të punës kërkojnë që njerëzit të jenë në dijeni të gjuhës gjermane në një nivel mbi mesatar. Edhe sikur kjo gjë mos të jetë me detyrim në shkolla apo punë, të duhet të jesh i përgatitur për një komunikim në metro dhe market, apo jo?

  • Nëse shteti nga ku po aplikon nuk të kërkon një apikim për lejeqëndrim, atëherë këtë gjë duhet ta bësh në Gjermani. Kjo gjë realizohet me paraqitjen e disa dokumentave si: pasaportë, raport mjeko-ligjor, letër punësimi/ studimi nga punëdhënësi/ shkolla, etj.

  • Pajisja me një kartë SIM.

Po kërkoni bileta autobusi shqiperi gjermani? Veontime ofron biletat më të volitshme të autobusëve nga Shqipëria në Gjermani me ndërmarrjet më të vlerësuara të autobusëve në Evropë. Rezervoni biletën tuaj tani në faqen tonë të internetit!

Suksese